E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Territorialja’/ Zbardhet propozimi i PS-së, shkrihen 15 bashki
Lajme

‘Territorialja’/ Zbardhet propozimi i PS-së, shkrihen 15 bashki

Partia Socialiste ka zbardhur draftin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, duke propozuar një riorganizim të thellë të hartës vendore në Shqipëri. Sipas këtij projekti, një pjesë e bashkive ekzistuese do të shkrihen, ndërsa struktura aktuale do të transformohet në një model të ri organizimi.

Propozimi është dorëzuar nga anëtarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe paralelisht u është shpërndarë edhe kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë për shqyrtim.

Drafti parashikon ruajtjen e bashkisë si njësia e vetme e vetëqeverisjes vendore, me një strukturë të centralizuar që përfshin kryetarin, këshillin, administratën dhe një buxhet të vetëm. Megjithatë, risia kryesore që sjell kjo reformë është krijimi i një niveli të ri organizimi, të quajtur “Qyteti”, i cili synon të forcojë përfaqësimin dhe të përmirësojë menaxhimin e shërbimeve.

Me këtë ndryshim, modeli aktual “Bashki – Njësi Administrative” zëvendësohet nga skema “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”. Njësia “Qytet” do të ketë rol më të qartë në planifikim dhe organizim, ndërsa do të drejtohet nga një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ.

Në aspektin praktik, reforma sjell një reduktim të ndjeshëm të numrit të bashkive. Nga 61 që janë aktualisht, pritet të mbeten 46, pasi 28 bashki do të konsolidohen në 13 njësi të reja. Struktura e re territoriale do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet në përbërje. Ndërkohë, numri i qarqeve mbetet i pandryshuar në 12.

Sipas draftit, këto janë bashkitë që shkrihen dhe mënyra se si do të riorganizohen:

  • -Shkrihet bashkia Dimal dhe Poliçan, bashkohet me Beratin 
  • -Shkrihet bashkia Klos dhe i bashkohet Matit 
  • -Shkrihen bashkitë Cerrik dhe Belsh dhe i bashkohen Elbasanit
  • -Shkrihet bashkia Prrenjas dhe i bashkohet Librazhdit
  • -Shkrihet bashkia Patos dhe i bashkohet Fierit
  • -Shkrihet bashkia Divjakë dhe i bashkohet Lushnjës
  • -Shkrihet bashkia Libohovë dhe i bashkohet Gjirokastrës
  • -Shkrihet bashkia Memaliaj dhe i bashkohet Tepelenës 
  • -Shkrihet bashkia Këlcyrë dhe i bashkohet Përmetit 
  • -Shkrihet bashkia Maliq dhe i bashkohet Korçës 
  • -Rinasi i bashkohet Tiranës, mbetet bashkia e Vorës
  • -Shkrihet bashkia Selenicë dhe i bashkohet Vlorës 
  • –Shkrihet bashkia Fushë Arrëz dhe i bashkohet Pukës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.