E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tetë emigrantë shqiptarë gjenden në motorin e anijes së mallrave që udhëtonte drejt Irlandës
Lajme

Tetë emigrantë shqiptarë gjenden në motorin e anijes së mallrave që udhëtonte drejt Irlandës

Një anije e madhe mallrash iu desh të ndërpresë udhëtimin e saj nga Rouen në Francë për në Dogheda në Irlandë, duke u kthyer në Cherbourg, pasi ekuipazhi gjeti 8 emigrantë ilegalë shqiptarë të fshehur në dhomën e motorit.

Shqiptarët u gjetën mëngjesin e ditës së djeshme.

Anija mbërriti në Cherbourg pasditen e shkuar, ku shqiptarët iu dorëzuan xhandarmërisë franceze. Menjëherë pasi la emigrantët, anija rinis udhëtimin për në bregun irlandez.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.