Tiranë, 5 mësues të shkollës ‘Jeronim De Rada’ pozitivë me koronavirus
Ditën e sotme janë konfirmuar me koronavirus pesë mësues të shkollës 9-vjeçare ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë.
Lajmi vjen vetëm një ditë para nisjes së vitit shkollor 2020-2021.
Burime për mediat bëjnë me dije se me fillimin e vitit shkollor këtë të hënë (14 shtator) mësuesit që kanë rezultuar pozitivë do të zëvendësohen.
Kujtojmë se ditën e sotme në vendin tonë u shënuan 3 viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



