Tiranë/ Aksident tek sheshi Willson
mbrëmjen e sotme – Dëmtime materiale dhe kaos në trafik
Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek sheshi Willson në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Siç shihet në foton ekskluzive të siguruar nga Publik.al, një nga makinat ka marrë goditje të fortë në pjesën e përparme, ndërsa dera e shoferit është e hapur.
Nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të dukshme. Në vendngjarje ndodhen forca policore që po menaxhojnë situatën dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



