Një operacion i Komisariatit të Policisë Nr. 4, i koduar “The Holder”, ka çuar në pranga një 41-vjeçar në Tiranë, si dhe në sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municionesh të ndryshme, përfshirë edhe emblema të Policisë së Shtetit.
Shtetasi Saimir Allmuça, banues në Tiranë, u arrestua pas ndalimit të tij në Rrugën e Dibrës, ku policia, gjatë kontrollit të automjetit të tij, gjeti një thikë.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe sekuestruan:
-2 armë zjarri (një pistoletë dhe një pushkë)
-1 armë sportive
-1 armë e ftohtë
-Municion luftarak
-Emblema të Policisë
Sakaq, materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila pritet të ndjekë hetimet e mëtejshme në lidhje me rrethanat dhe qëllimin e posedimit të arsenalit të sekuestruar.