Tiranë / Policia tregon bilancin e javës: 16 shoferë të arrestuar, mbi 12 mijë gjoba për shkelje të ndryshme

Policia Rrugore në Tiranë ka publikuar bilancin e javës që lamë pas, lidhur me masat administrative dhe arrestimet të bëra në kuadër të shkeljeve të qarkullimit rrugor.

Nga data 14-20 prill, policia ka arrestuar 16 persona për disa shkelje, ku:

-6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
-2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
-1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
-1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
-5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
-1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.

Ndërkaq, në total janë vendosur 12.315 gjoba për shkelje të ndryshme të kryera, konkretisht:

-774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
-279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
-470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
-403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
-8732 masa për qëndrim të gabuar.

Gjithashtu, janë bllokuar edhe 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara.

Publikuar nga Publik Media