Tiranë/ Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë, regjistrimi do bëhet fizikisht

E imagjinoni dot nëse  firma  e lidhur me Damian Gjiknurin  të fitojë tenderin 1.7 MLN euro edhe për siguriné kibernetike

Regjistrimi do të bëhet fizikisht deri më 30 qershor

Kompania e vëllait të Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

Platforma e-femijet.tirana.al mbetet jashtë funksioni pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor, i atribuar nga autoritetet si një tjetër ofensivë e Iranit ndaj sistemeve shtetërore shqiptare.

Si pasojë, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike do të shtyhet deri më 30 qershor 2025, ndërsa regjistrimi do të kryhet fizikisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, në Rrugën e Barrikadave, në datat 25, 26, 27 dhe 30 qershor.

Sipas njoftimit zyrtar:

“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025, Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet.tirana.al nuk është ende në funksion. Për këtë arsye, regjistrimi do të bëhet fizikisht.”

Regjistrimi vlen për:

  • Fëmijët që aplikojnë për herë të parë në çerdhe apo kopshte;
  • Fëmijët që kalojnë nga çerdhja në kopsht, por nuk arritën të aplikonin në periudhën 2–20 qershor.

Ky incident ngre  sërish alarm për sigurinë kibernetike të institucioneve publike shqiptare. Kur një platformë që nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë financiar nuk mbrohet dot, çfarë ndodh me sistemet që përpunojnë të dhëna sensitive si gjykatat, tatimet, ose shëndetësia?

Kjo platformë që nuk funksionoi, i ka kushtuar qytetarëve 210 milionë lekë  nga taksat publike. Po e imagjinoni dot nëse kjo firmë e lidhur me Damian Gjiknurin  të fitojë tenderin 1.7 MLN euro edhe për siguriné kibernetike. Dikush  mund të futet në gjykatë dhe të japë vendime në emër të Republikës?!

Një bashki që nuk arrin të mbrojë faqen e saj nga një sulm elementar kibernetik, ekspozon gjithë shtetin ndaj pasojave më të rënda nëse objektivi herës tjetër janë sistemet e drejtësisë, zgjedhjeve apo administratës publike. Kjo është më shumë se një problem teknik – është një kërcënim real ndaj shërbimeve publike dhe sigurisë kombëtare.

 

Publikuar nga Publik Media