E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Turkesha 40-vjeçare,  përfundon në pranga
Lajme

Tiranë/Turkesha 40-vjeçare, përfundon në pranga

Rekrutonte vajza të huaja për t’i shfrytëzuar për prostitucion

Në vazhdim të operacionit policor të koduar “Escort,” i zhvilluar dy javë më parë, është arrestuar një shtetase turke për shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar bizhuteri floriri dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasen G. Ç., 40 vjeçe, banuese në Turqi.

Hetimet tregojnë se G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar më parë), rekrutonin shtetase të huaja nga Turqia dhe Azerbajxhani për t’i shfrytëzuar ato për prostitucion përmes një faqeje online.

Përveç arrestimit, janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për dy shtetase të tjera turke, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.