E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë,304 gram kokainë, tableta ekstazi dhe armë,2 të arrestuar!
Flash

Tiranë,304 gram kokainë, tableta ekstazi dhe armë,2 të arrestuar!

Check Point”, duke arrestuar në flagrancë  38-vjeçarin Krisald Kundraxhi që qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike në automjet.

U kap me armë dhe drogë me vete, 38-vjeçari i arrestuar në “Ali Dem” , anëtar i bandës së Gjergj Cukalit

Detaje të reja dalin nga aksioni i policisë në Tiranë ku një 38-vjeçar u vendos në pranga pasi qarkullonte me armë dhe drogë me vete në makinë.

Krisald Kundraxhi

Mësohet se 38-vjeçari i arrestuar është Krisald Kundraxhi, anëtar i bandës së Gjergj Cukalit.

“Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme”, njoftuan blutë.

I arrestuari Krisald Kundraxhi është arrestuar edhe me parë për të njëjtat vepra penale.

Në vitin 2016, ai u vendos në pranga nga policia e Tiranës bashkë me të fortin e Myslym Shyrit, Gjergj Cukalin.

Veç Cukalit, blutë në atë kohë arrestuan edhe Artur Tarjen, Muharrem Kallushin, Vjollca Gjokën, Gentian Balliun, Armand Gjokën, e Krisald Kundraxhiun.

Së bashku me të u vu në pranga edhe pasagjeri, Jurgen Kovaçi, 34-vjeç, për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 304 gram kokainë, 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.