Tom Doshi shkarkoi veten nga kreu i PSD për tu regjistruar në zgjedhje dhe emëroi …
E menjëherë ka emëruar si kryetar Engjëll Bejtjan, i cili më herët ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të partisë së kryesuar historikisht nga Skënder Gjinushi.
Por çfarë ka ndodhur.
Në datën 9 shkurt PSD kishte dërguar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 prillit.

Por KQZ i kishte kërkuar plotësim dokumentacionit (heqjen e Tom Doshit nga kryetar, pasi nuk do të regjistrohej si pasojë e presionit amerikan).
Menjëherë është bërë dhe lëvizja, Tom Doshi shkarkon veten dhe emëron Bejtjan.
Në datën 12 shkurt në KQZ është dorëzuar kërkesa e re që mbante firmën e kryetarit të ri, Engjëll Bejtja.
Një lojë e trashë vetëm që ligjërisht Tom Doshi të mos figurojë si i regjistruar në zgjedhje, por dihet nga të gjithë që partinë e drejton ai.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



