Tragjedi në Dibër, humb jetën në lumin Setë mësuesi 31-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Dibër, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit Setë.

Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu kishte dalë për të peshkuar, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Kaloshi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë peshkimit, duke humbur jetën. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.
Ervis Kaloshi ishte mësues dhe prej vitesh kontribuonte në disa shkolla të Dibrës. Së fundmi ai punonte në shkollën 9-vjeçare “Grykë-Nokë”, ku ishte i angazhuar në edukimin e brezave të rinj.
Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që e njihnin.
Autoritetet kanë nisur dokumentimin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së 31-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


