E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthimi i bombolës së gazit i merr jetën babait dhe dy fëmijëve
Lajme

Shpërthimi i bombolës së gazit i merr jetën babait dhe dy fëmijëve

Ngjarje tragjike në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda një banese.

Lajmi është konfirmuar nga Lumni Graishta, Drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 12:55 është raportuar për një zjarr në një banesë në lagjen “Mirëdita”. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve dhe menaxhimin e situatës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e shpërthimit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.