Tragjedi në Stamboll/ Autobusi bie në përrua, disa të vdekur e të plagosur
Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar në Stamboll, ku një autobus pasagjerësh ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua. Bilanci paraprak i aksidentit është tragjik: katër persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë pas aksidentit, zona u përfshi nga paniku dhe rrëmuja, ndërsa forcat e emergjencës mbërritën në kohë rekord për të ndërhyrë. Në operacion u angazhuan dhjetëra zjarrfikës, efektivë të policisë dhe ekipe mjekësore, të cilët punuan për nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi i dëmtuar.
Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt spitaleve më të afërta, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



