E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia e 4-fishtë në Qerret/ Mediat ruse: Vdekja ende mister, nuk u gjetën në sauna por …
Publik News

Tragjedia e 4-fishtë në Qerret/ Mediat ruse: Vdekja ende mister, nuk u gjetën në sauna por …

Mediat ruse kanë publikuar të tjera detaje nga vdekja e 4-fishtë në Qerret të Kavajës.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Sipas mediave ruse, 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë.

Po ashtu për ngjarjen kanë folur edhe të afërmit e viktimave, sipas të cilëve asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

Ekaterina Burenkovaa dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Ekzistojnë disa dyshime lidhur me ngjarjen: ndonjë helmim nga ushqimi, ventilim i pamjaftueshëm i hotelit, apo uji i pishinës.

Edhe pse njëra prej pistave hidhet poshtë për faktin se rusët nuk kanë konsumuar ushqim në hotelin ku rrinin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.