E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia shqiptare/ Prokurori bullgar rrëfen çfarë e shkaktoi aksidentin me 45 viktima: Në momentin e zjarrit…
Lajme

Tragjedia shqiptare/ Prokurori bullgar rrëfen çfarë e shkaktoi aksidentin me 45 viktima: Në momentin e zjarrit…

Autopsitë kanë përfunduar dhe të gjitha tregojnë se personat kanë vdekur si pasojë e mbytjes nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi, tha në konferencën e sotme për media zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov

“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov.

Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.

“Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital.

Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë. Po vijon hetimi nga autoritetet hetimore dhe identifikimi i viktimave, i cili pritet të përfundojë pas shtatë ditësh.

“Hetuesit bullgarë kanë punësuar autoekspertët më të mirë për të kryer ekspertizën autoteknike, si dhe ekspertë të zjarrit të cilët do të duhet të përcaktojnë shkakun e zjarrit dhe intensitetin e tij, tha zëvendësprokurori bullgar Borislav Sarafov, shkruan Alsat.

“Është caktuar një ekspertizë komplekse mjekësore, autoteknike dhe piroteknike, e cila do t’i përgjigjet pyetjes kyçe – pse autobusi doli nga trajektorja e rrugës, ndodhi zjarri intensiv dhe një rezultat i tillë vdekjeprurës”, tha Sarafov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.