E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre shqiptarë arrestohen me 3 mln euro kokainë. Si po e transportonin lëndën narkotike
Lajme

Tre shqiptarë arrestohen me 3 mln euro kokainë. Si po e transportonin lëndën narkotike

Një sasi prej 12 kg kokainë u sekuestrua nga policia italiane në Bolzano.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako, 9 prej të cilave të mbështjella me letër celofon dhe një tjetër e mbështjellë në një çorape.

“Ansa” shkruan sot se kontrolli ndaj një automjeti u bë në hyrje të autostradës A22 nga Vipiteno. Substanca sipas hetuesve, ka një vlerë prej rreth 3 milion euro në tregun e shitjes me pakicë. Tre shqiptarë përfunduan në pranga, më i riu i të cilëve është një 23 vjeçar banues në Foggia.

Ata kishin krijuar një hapësirë të dyfishtë në makinë ku kishin fshehur drogën. Në një veturë tjetër që shoqëronte kokainën, ishin edhe dy shqiptarët e tjerë, përkatësisht 29 dhe 39 vjeç, banues në provincën e Pizës.

Në makinën e tyre u gjet pakoja me kokainë e mbështjellë në një çorape, çka bëri që hetuesit të arrijnë në përfundimisht se treshja kishte lidhje midis tyre. Mendohet se kokaina vinte nga Holanda.

Tre të arrestuarit tani janë në burg në Bolzano. Sipas analizave të bëra, kokaina e sekuestruar ka një pastërti prej 80%. Pasi u dërguan në burg, të tre shfrytëzuan të drejtën për të heshtur. Ata rrezikojnë nga 8 deri në 20 vjet burgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.