E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Trimërohet” Zegjineja, i tregon “dhëmbët” Berishës: Sali më shiko në sy
Lajme

“Trimërohet” Zegjineja, i tregon “dhëmbët” Berishës: Sali më shiko në sy

“Matematicientja” e Kuvendit pranon blerjen e apartamentit 240 mijë euro

Një debat i ashpër, i shoqëruar edhe me nota ironike, ka përfshirë sallën e Kuvendit mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. E cilësuar shpesh në mënyrë ironike si “matematicientja” e Kuvendit për gafat e saj, Çaushi reagoi ndaj akuzave për një apartament në një zonë të shtrenjtë të Tiranës, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe dezinformuese.

Nga foltorja, deputetja pranoi se ka lidhur një kontratë për blerjen e një apartamenti me vlerë 240 mijë euro, vetëm një vit pasi ka marrë mandatin si ligjvënëse. Megjithatë, ajo sqaroi se bëhet fjalë për një prenotim dhe jo për një pronë të përfunduar, pasi ndërtimi i pallatit ende nuk ka nisur.

Sipas Çaushit, raportimet për çmimin dhe sipërfaqen e apartamentit janë të shtrembëruara, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt Berishën dhe mediat pranë tij për përhapje të dezinformimit. Në fjalën e saj, ajo u ndal edhe te protestat, duke i cilësuar si një fenomen të pazakontë, ku sipas saj protestohet njëkohësisht kundër qeverisë dhe opozitës.

“Sali, ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu dhe në atë foltore dhe të flasësh në atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës së saj.

Ajo foltore nuk është podium për zakonin tënd të vjetër dezinformimin. Më shiko në sy! Siç dezinformove shqiptarët pak minuta më përpara për Reformën Territoriale, ashtu i dezinformove edhe për shtëpinë time.

Ndryshe nga ti Sali, nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve por kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti, i cili nuk ka nisur por ti di vetëm të dezinformosh.

Ndryshe nga si e ke transmetuar ti në ato mediat e tuaja ku pastron paratë e pista, ndryshe në sipërfaqe dhe ndryshe në çmim. Ky është ajo që di të bësh ti, të dezinformosh,” tha Zegjienja.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.