E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritol makinës së administratorit të Vllaznisë (EMRI)
Publik News

Tritol makinës së administratorit të Vllaznisë (EMRI)

Një pako me lëndë plasëse është vendosur poshtë makinës së administratorit të ekipit të Vllaznisë Suad Licit. Sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka konstatuar lëndën eksplozive në automjetin e parkuar dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Makina është e parkuar në afërsi të banesës së tij që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako te mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol por ende e pakonfirmuar.

Forca të shumta të rendit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Suad Lici disa herë ka patur kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznise por asnjehere nuk ka bërë denoncime.

Edhe më përpara trajnerë apo drejtues të Vllaznisë janë kërcënuar me armë në fusha stërvitore si rasti i ish trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu, Ernest Gjokës dhe të tjerë.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.