Tuneli i Kalimashit i “mbërthyer” nga flakët, mbërrijnë 34 zjarrfikës nga Prishtina

Kanë mbërritur 34 zjarrfikës prej 9 njësive me 9 automjete për terren malor dhe do të angazhohen në ndihmesë të ekipeve të Kuksit dhe shpresojmë që nesër që të japim maksimumin që të jemi krah dhe mbështetje që të lokalizojmë zonën. Ose do të kërkojmë që të vijnë ekipe të tjera nesër’- tha Kodra në një prononcim për mediat.

Ndërsa më herët Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj përmes një deklarate në rrjetet sociale bën me dije se trupat e FSK-së janë nisur në mbështetje të vëllezërve dhe motrave në Shqipëri.

MESAZHI I PLOTË I MINISTRIT MEHAJ

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij, dhe me dhënien e  autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura për angazhim në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë.

Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!

Publikuar nga Publik Media