E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tuneli i Llogarasë, zbardhen mesazhet mes Ballukut dhe Berberit
Lajme

Tuneli i Llogarasë, zbardhen mesazhet mes Ballukut dhe Berberit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë publike dy fragmente të reja nga dosja hetimore e SPAK lidhur me hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe pesë bashkëpunëtorëve të saj. Të gjithë ata janë nën akuzë për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Mes të pandehurve janë Gentian Gjyli, drejtuesi aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së dhe aktualisht i arrestuar për një çështje tjetër, Erald Elezi, drejtori aktual i OSHEE-së, si dhe Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica, pjesëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Bardhi ka nxjerrë nga dosja hetimore një shkëmbim mesazhesh ndërmjet Ballukut dhe Berberit, ku zv.kryeministrja pyet për një ndryshim në procedurën e tenderit të tunelit të Llogarasë. Ky ndryshim i kriterit për përvojën e kërkuar nga pjesëmarrësit duket se është diskutuar drejtpërdrejt me ish-drejtorin e ARRSH-së.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Bardhi ka ironizuar Ballukun duke theksuar se ajo duhet të udhëheqë procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ndërkohë që sipas tij, ajo po tregon si mund të bëhet korrupsion dhe si ndahen tenderat për favore të pushtetit.

Biseda mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit:

Belinda Balluku: Kam një pyetje.

Evis Berberi: Po?

Belinda Balluku: A kemi ndryshuar kriterin për eksperiencën e objekteve të ngjashme për tunelin? Nga 5 vjet në 3 vjet?

Evis Berberi: Pellumbi kërkoi që të ishte 3 vitet e fundit nga 5 vjetët.

Belinda Balluku: Po, c’ne? Kush e bëri kërkesën për këtë ndryshim?

Berberi: Nuk është bërë kërkesë në KPP, por në takimin që kishim me Arten dhe Pellumbin më 31 dhjetor, ai kërkoi që të ishte 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas VKM, eksperienca duhet kërkuar për tre vitet e fundit. Po, Arta më tha se këtë kërkesë e kishte diskutuar paraprakisht me ty, përpara takimit me Pellumbin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.