Turistet në Durrës s’pyesin për rregulla, dalin ‘siç i ka bërë nëna’
Pushues në plazhin e Durrësit kanë ngritur shqetësimin për praninë e disa turisteve të huaja që, sipas tyre, janë ekspozuar topless në një zonë publike të plazhit.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje, për të cilat denoncuesit pretendojnë se tregojnë turiste që kanë hequr pjesën e sipërme të bikineve dhe qëndrojnë në shezlongë, ndërsa në disa raste lëvizin edhe përgjatë plazhit.
Sipas qytetarëve që kanë kontaktuar redaksinë, situata ka shkaktuar pakënaqësi, pasi zona frekuentohet nga familje me fëmijë dhe ata e konsiderojnë një sjellje të papërshtatshme për një plazh publik.
“Është turp! Këto janë turistet që nuk duam. Nuk mund të çosh fëmijët në plazh me këto pamje para syve”, shprehet një nga qytetarët që ka dërguar denoncimin.
Pushuesit u bëjnë thirrje Bashkisë së Durrësit dhe Policisë së Shtetit të verifikojnë situatën dhe, nëse konstatohet shkelje e rregullave në fuqi, të marrin masat përkatëse për garantimin e respektimit të normave në hapësirat publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



