Turqi/Aksidentohet autobusi, 9 viktima dhe 26 të plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Turqi pranë distriktit Polatli të Ankarasë.
Shoferi i një autobusi humbi kontrollin e mjetit, doli nga rruga, goditi barrierat dhe më pas u përplas në këmbët e një mbikalimi.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, tha për kanalin CNN Turk se 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar.
Ai deklaroi se mes pasagjerëve që kanë humbur jetën ishte edhe shoferi i autobusit.
Lidhur me shkakun e aksidentit, guvernatori Sahin bëri të ditur se “sipas vlerësimeve fillestare mund të ketë qenë pasojë e përgjumjes së shoferit”. Ai theksoi se informacioni për shkakun e vërtetë të aksidentit do të përcaktohet“në orët në vijim”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



