E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqia fiton me përmbysje në  fundi dhe nxjerr çekët jashtë Europianit
Lajme

Turqia fiton me përmbysje në fundi dhe nxjerr çekët jashtë Europianit

Gjeorgjia shkruan historinë me gërma të arta.

Kaukazët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Portugalinë dhe janë kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian në fazën e 1/16.

Portugezët humbën topin në mesfushë në minutën e 2 dhe gjeorgjianët nisën kundërsulmin me Kvaratshkelian, i cili gjuajti me një diagonale dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 57, gjeorgjianët gjetën edhe golin e historisë. Mikautadze shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja tjetër e grupit F, ajo mes Çekisë dhe Turqisë është mbyllur me fitoren e Turqisë me rezultatin 1-2. Në minutën e 51, turqit zhbllokuan ndeshjen. Ballkanasit realizuan me kapitenin Çalhanoglu.

15 minuta më vonë, çekët gjetën golin e barazimit, por nuk i mjaftoi për të prerë biletën për t’iu bashkuar 16 ekipeve më të mira të Kampionatit Europian. Ata gjetën rrugën e rrjetës me kapitenin Suçek.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Tosun gjeti golin e fitores dhe çliroi skuadrën e Montelës, duke “vulosur” kualifikimin.

Në minutën e 20, çekët mbetën me 10 lojtarë. Tjetër karton i verdhë për Barak që u përkthye në karton të kuq, duke dalë nga fusha dhe lënë të tijtë me një lojtar më pak.

Me këto rezultate, Portugalia renditet në vendin e parë me 6 pikë, Turqia mban vendin e dytë me 6 pikë, Gjeorgjia renditet në vendin e 3 me 4 pikë, ndërsa Çekia mbyll klasifikimin e grupit F me 2 pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.