E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turqia paralajmëron pas bisedimeve me SHBA: Ky nuk është…
Bota

Turqia paralajmëron pas bisedimeve me SHBA: Ky nuk është…

Pezullimi i operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë nuk është armëpushim, pasi armëpushimi mund të arrihet vetëm midis dy palëve legjitime, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e kryediplomatit turk erdhën në një konferencë për media pasi takimeve që zyrtarët e lartë turq zhvilluan me një delegacion amerikan të kryesuar nga nënpresidenti Mike Pence në Ankara në lidhje me Sirinë.

“Do ta pezullojmë operacionin ‘Burimi i Paqes’ që PKK/YPG të largohet gjatë 120 orëve”, deklaroi ministri Çavuşoğlu.

“Ky nuk është armëpushim”, tha Çavuşoğlu.

“Turqia do ta ndalojë operacionin vetëm pasi terroristët e YPG/PKK-së të largohen (nga zona e sigurt)”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

F72F747E-F510-468B-89F1-4590AF18EEB2_w1023_r1_s

Ai njoftoi se në takimin e sotëm janë dakorduar jo vetëm për tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së, por edhe për mbledhjen e armëve dhe asgjësimin e pozitave dhe fortifikimeve të tyre.

“Në bisedimet e sotme fituam atë që deshëm, si rezultat i lidershipit të shkathët të presidentit Erdoğan”, tha ndër të tjera Çavuşoğlu.

“Pauzimi nuk do të thotë se ushtarët tanë dhe forcat tona atje do të tërhiqen. Ne do të vazhdojmë të jemi atje”, deklaroi Çavuşoğlu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan tashmë e ka njoftuar homologun amerikan Donald Trump se Turqia nuk do të negociojë me terroristët.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja vazhdimisht ka potencuar se operacioni nuk ka në shënjestër kurdët, por synon ta pastrojë rajonin nga organizata terroriste PKK dhe dega e saj siriane YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Pence: SHBA dhe Turqia arritën marrëveshje

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha seTurqia dhe SHBA ranë dakord për pauzimin e operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia dhe SHBA u dakorduan për armëpushim në Siri…Operacioni ushtarak i Turqisë do të pauzohet për 120 orë”, tha Pence në një konferencë shtypi në Ambasadën e SHBA-së në Ankara.

thumbs_b_c_1ff7869f6d7059d8ea69704ed229eb59

Pence deklaroi se brenda 120 orëve, SHBA do të sigurojë që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga zona e sigurt në Siri.

Turqia do të ketë një zonë të sigurt prej 20 miljesh (32 kilometra), shtoi nënpresidenti amerikan.

Ai po ashtu tha se Turqia dhe SHBA janë pajtuar të eliminojnë në tërësi DEASH-in në verilindje të Sirisë.

Komentet e Pence erdhën pas një takimi kokë më kokë me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe takimit midis delegacioneve në Ankara që gjithsej zgjatën mbi katër orë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.