E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U aksidentua para një jave, ndërron jetë i riu 20-vjeçar (EMRI)
Flash

U aksidentua para një jave, ndërron jetë i riu 20-vjeçar (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Lezhës, pasi ka ndërruar jetë në spital 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili ishte përfshirë në një aksident të rëndë rrugor disa ditë më parë.

I riu, me origjinë nga fshati Tale, kishte mbetur i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur më 6 mars në aksin rrugor Rrile-Shënkoll. Sipas informacioneve, automjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas fillimisht me një tjetër makinë që lëvizte në të njëjtën rrugë. Përplasja e fortë bëri që mjeti të humbiste kontrollin, të dilte nga rruga dhe më pas të përplasej me një shtyllë ndriçimi anësore.

Goditja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, i cili pësoi dëmtime shumë të rënda. Menjëherë pas aksidentit ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi për disa ditë nën kujdesin e mjekëve.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spital, duke lënë në dhimbje familjen dhe të afërmit e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.