E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dënua me 2 vjet burg/ Burime nga Policia: Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria
Publik News

U dënua me 2 vjet burg/ Burime nga Policia: Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria

Duke iu referuar burimeve nga Policia bën me dije se Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit.

Destinacioni i mundshëm i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë Turqia, ndërsa nuk dihet nëse ish-kryeprokurori ndodhet ende në këtë shtet.

Më herët në një prononcim për mediat avokati i Adriatik Llallës tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor, pa sqaruar nëse ndodhet në Shqipëri apo jashtë vendit.

PRONONCIMI I AVOKATIT 

I pyetur mbi vendndodhjen e Adriatik Llallës, avokati  Sokol Hazizaj tha: “Di që është në regjim spitalor. Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit ka bërë copy-paste konstatimet e organit hetimor”.

I pyetur nëse ka dijeni nëse ish-kryeprokurori ndodhet në një spital në Shqipëri ai u shreh: “Nuk kam komunikim për aspekte shëndetësore, vetëm proceduriale, penale”.

Sjellim në vëmendje që Adriatik Llalla u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Disa prej pasurive të tij u sekuestruan dhe i kaluan shtetit. Po ashtu ish-kryeprokurorit iu morën  4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.