U kap me armë zjarri, arrestohet “Vis Kosova”
Shtetasi Elvis Kosova, i njohur edhe me pseudonimin “Vis Kosova”, është arrestuar nga Policia në zonën e Palasës, pasi është kapur me armë zjarri pa leje.
Kosova është një emër i njohur për strukturat e Policisë dhe mediat, ndërsa është bërë i njohur edhe në rrjetet sociale për pasionin ndaj makinave luksoze dhe garave të shpejtësisë.
Sipas të dhënave të raportuara, emri i tij është përmendur edhe më herët në raste që lidhen me skema mashtrimi me automjete luksoze, me vlera që arrinin në qindra mijëra euro.
Gjithashtu, garazhi i tij në Tiranë kishte qenë më herët objektiv i një sulmi me lëndë plasëse tritol.
Arrestimi i fundit në Palasë është kryer pasi gjatë kontrollit të tij është gjetur një armë zjarri, të cilën dyshohet se e mbante pa lejen përkatëse.
Policia vijon procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa pritet që në vijim të bëhen të ditura edhe detaje të tjera lidhur me armën dhe rrethanat e arrestimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



