E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U kapën në flagrancë 4 shtetas në lokal me një pako me kokainë
Lajme

U kapën në flagrancë 4 shtetas në lokal me një pako me kokainë

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.

Sipas policisë, të arrestuarit janë: Armet Latifaj 25 vjeç, Gezim Pashaj 30 vjeç, Jastin Zaimi 18 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç, (shtetas grek).

Publikohen fotot e dy shpërndarësve të kokainës në Tiranë, Latifaj dhe Pashaj, të cilët u kapën në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit”. Atyre ui gjet një sasi prej 1 kg e 65 gram kokainë. Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të dy shpërndarësve, u arrestuan për moskallëzim krimi.

Mësohet se grupi i trafikantëve po mbahej në përgjim nga Antidroga e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e Myslym Shyrit dhe të ish-bllokut.

30-vjeçari Gëzim Pashaj, rezulton i dënuar më përpara për drogë në Zvicër, i cili gjatë viteve të fundit jetonte në Greqi. Ai kishte ardhur në Shqipëri së bashku me shokët e tij, grekun Petros Koronoias dhe Jastin Zaimin, në lokalin në rrugën “Myslym Shyri”, vend ku Pashaj la takim me Armet Latifajn për t’i dhënë sasinë e kokainës.

Vlera e kokainës së kapur prej 1 kg është 28 mijë euro, nëse shitej në doza të vogla.

Makinat tip Benz C-Class ngjyrë e bardhë përdoreshin qëllimisht të të njëjtit lloj dhe në të njëjtën ngjyrë, në mënyrë që po të ndiqeshin nga policia, të krijonin konfuzion dhe ngatërresë, skemë që rezultoi e pasuksesshme.

Zaimi dhe shoku i tij grek Koronoias, të arrestuar, janë akuzuar për moskallëzim krimi, ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e tyre nëse janë të përfshirë apo jo në këtë aktivitet ilegal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.