E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“U kthye si Big Brother”- Prokurori Adnan Xholi tregon kur kërkoi heqjen e mandatit për dy deputetë
Lajme

“U kthye si Big Brother”- Prokurori Adnan Xholi tregon kur kërkoi heqjen e mandatit për dy deputetë

Prokurori Adnan Xholi, kandidat për kreun e ri të SPAK duke shpalosur vizionin e tij në lidhje me drejtimin e kësaj Prokurorise Speciale, ka kujtuar ndjekjen dhe drejtimin e hetimeve të çështjeve me interes të lartë, kur ishte pjesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Xholi kujtoi kur kërkoi heqjen e mandatit për dy deputetë në detyrë të Kuvendit të Shqipërisë.

“Për cështjet me interes të lartë publik, ajo që të bën pak më të privilegjuar se kolegët e rretheve ka qenë periudha në Krimet e Rënda ku cështjet ishin të një rëndësie që merrnin dhe vëmendjen e opinionit. Për 8 muaj kam qenë drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda.

Më rastisi të jem drejtues por dhe prokuror e drejtues i grupit të hetimiet në cështjen ku ishin të akuzuar dy deputetë në detyrë të Kuvendit për të cilët hetimet janë kryer për 17 ditë në kohë rekord, janë thirrur e pyetur zyrtarët më të lartë të shtetit që nuk kishin parë ndonjëherë dyert e prokurorisë nga kryemnistër ish ministra deputetë kryetar kuvendi.

E pas shpalljes së mos kompetencës, dërgimi i dosjes në Prokurori të Përgjithshme jam angazhuar dhe me përfaqësimin pranë këshllit të rregullores e mandateve të deputetëve ku kërkova të hiqej mandati i dy deputetëve e Kuvendi dha autorizimin e kam përfaqësuar në gjykim deri në kohën që ka qenë kompetente.

Cështje tjetër që ka marrë vëmendje të lartë, u vra një zyrtari i lartë i policisë e mori pafajësi në shkallën e parë. Gjatë gjykimit në Apel falë ankimimit që u bë dhe nga ana ime u ndryshua vendimi në fajësi e me burgim të përjetshëm.

Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas 1997, dhe vëmendja e publikut ka qenë e lartë, në këto cështje në ambientet e ish prokurorisë për Krime të Rënda u kthye si Big Brother, nga mëngjesi deri në darkë i kishe kamerat atje’, tha Xholi para KLP.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.