E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U PLAGOS NË PËRPJEKJE ME BANDAT KRIMINALE TË ’97-ËS,RIKTHEHET NË POLICINË E SHTETIT NEBI HYSKAJN
Lajme

U PLAGOS NË PËRPJEKJE ME BANDAT KRIMINALE TË ’97-ËS,RIKTHEHET NË POLICINË E SHTETIT NEBI HYSKAJN

Ministri Sandër Lleshaj njoftoi përmes një postimi në twitter, rikthimin në radhët e policisë të një ish-punonjësi të liruar në vitin 2009.

‘Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit. Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë’, – shkruan Lleshaj në tuiter.

Rikthimi i Hyskajt u bë me porosinë e vetë Ministrit, i cili u interesua personalisht për dosjen e tij. Ai ishte dekoruar me ‘Medaljen e Artë të Shqiponjë’. Hyskaj ishte plagosur rëndë në një ngjarje në përballje me bandat e grabitësve në vitin 1997, dhe ishte i vetmi i mbijetuar i asaj ngjarjeje, ku humbën jetën 3 punonjës policie të tjerë. Deri tani ai ishte i papunë dhe me dëshpërim kërkonte rikthimin në detyrë, qoftë edhe pa të drejtë rroge.

Ministri Lleshaj mesa duket e ka dëgjuar apelin e ish policit dhe ka dhënë porosi që të vlerësohen kontributet ndër vite të punonjësve që kanë sakrifikuar për dinjitetin e uniformës, në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.