E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U QELLUA ME KALLASHNIKOV, NDERRON JETE NE SPITAL 23- VJEÇARI
Lajme

U QELLUA ME KALLASHNIKOV, NDERRON JETE NE SPITAL 23- VJEÇARI

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 23-vjeçari Hermes Beqiri, i cili u plagos mbrëmjen e sw shtunes në qytetin e Shkodrës. I riu u dërgua me urgjencë nga qyteti verior për në Tiranë për mjekim të specializuar duke parë gjendjen e rëndë, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagës nga plumbi që mori për shkak të hemoragjisë. 23-vjeçari u qëllua pas një sherri mes një grupi të rinjsh pas një debati për një tavolinë në një lokal. Hermes Beqiri e zuri tavolinën duke vendosur kapelën e tij, por më pas debatoi për vendin me Elvis H dhe Ditmar H, tw cilwt u larguan për t’u kthyer pas disa minutash me armën e zjarrit duke e qëlluar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth 19: 20 minuta në një lokal pranë “ish- zooteknikës”, kur Elvis H qëlloi mbi Hermes Beqirin, i cili ndodhej së bashku me 3 persona të tjerë brenda ne lokal. Forcat e policise se Shkodres vunë në pranga dy 17 vjecaret, 3 orë pas atentatit.

Adoleshentet u arrestuan ne nje banesë në ndërtim, teksa po qëndronin tw fshehur, ndërsa u gjet edhe arma e krimit, tip kallashnikov. Policia e Shkodrës bëri me dije se ka arrestuar edhe 21-vjeçarin Bekim Turishta me akuzën e moskallëzimit të krimit./Rozafa

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.