E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U rrëzua nga kali, humb jetën finalistja e Miss Universe
Flash

U rrëzua nga kali, humb jetën finalistja e Miss Universe

Një finaliste e Miss Universe nga Australia ka vdekur fatkeqësisht në moshën 23-vjeçare.

Miqtë zemërthyer dhe familja e modeles nga Sidney, Sienna Weir, kanë bërë homazhe për “engjëllin” e tyre pas raportimeve se asaj i kishin shkëputur aparatin që e mbante në jetë.

Mësohet se Sienna ishte përfshirë në një aksident në kalërim që ndodhi më 2 prill.

Ajo kishte qenë duke hipur në Windsor Polo Grounds kur kali i saj ra, dhe ajo mbeti me lëndime të rënda para se të dërgohej në gjendje kritike në spitalin Westmead të Sidney-t.

Partneri i shkatërruar i Sienna-s, Tom Bull, tha në Instagram: “Ne u deshëm me një dashuri që ishte më shumë se dashuri”.

Sienna ishte një influencuese e re, e cila ishte një finaliste në New South Wales për Miss Universe Australiane në 2022. Postimi i saj i fundit në Instagram ishte një seri selfie në muajin prill dhe më poshtë janë lënë mesazhe ngushëllimi.

Sienna, e cila ishte e diplomuar në anglisht dhe psikologji nga Universiteti i Sidneit, i tha më parë revistës Gold Coast për dashurinë e saj për kalërimin.

Ajo tha: “Familja ime nuk është shumë e sigurt se nga erdhi ky pasion, por unë kam hipur në kalë që kur isha 3 vjeç dhe nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.