Me Donald Trump në krye të Amerikës po merr gjithnjë e më shumë jetë mundësia për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Palët janë shprehur të gatshme për bisedime nën udhëheqjen e Uashingtonit.
Megjithatë, për momentin lufta mbetet aktive dhe së fundmi, Ukraina ka marrë përsipër autorësinë e një sulmi me dronë në rafineritë ruse të naftës.
Sipas mediave botërore, bëhet fjalë për një nga sulmet më të mëdha gjatë perudhës që është zhvilluar lufta teksa në total janë përdorur 121 dronë. Nga ana tjetër, Kremlini e pranoi sulmin ndërsa nuk pati njoftime për viktima.