E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UKT vendos orare të reja shërbimi për qytetarët
Lajme

UKT vendos orare të reja shërbimi për qytetarët

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vendosur orare të zgjatura për punonjësit për t’iu përgjigjur fluksit të qyetarëve.

Në njoftimin e UKT-së, “të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për kontratë të re me Ujësjellësin e Tiranës, si dhe konsumatorët që janë të interesuar të kryejnë pagesa apo të përfitojnë nga skema lehtësuese e shlyerjes së debisë që UKT ofron për ta, shoqëria e Ujësjellës Kanalizimë Tiranë ka vendosur orare të reja shërbimi në të gjitha Njësitë Zonalë, PIKAT UKT si dhe në arkat kryesore të qytetit”

Orari do të jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, nga e hëna në të shtunë.

Gjithashtu UKT ka vënë në dispozicion numrin e gjelbër 08004488, i cili qëndron 24 orë në 24 në dispozicion për të informuar dhe suportuar çdo qytetar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.