ULAJ dhe satelitët e tij, “RRËMBEJNË” 60 MLN € për Bypasin e Tr
Dy kompani satelite të Bashkim Ulajt, një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në Shqipëri, kanë siguruar përmes një procedure të dyshimtë tenderin me vlerë rreth 60 milionë euro për ndërtimin e bypass-it të Tiranës.
Oligarku i familjes Berisha, i njohur për aferat miliardere me tendera dhe koncesione klienteliste, ka arritur të përfitojë mbi 3 miliardë euro pasuri publike, përmes:
- tenderave dhe kontratave të falsifikuara,
- lejeve për krime mjedisore në zona të mbrojtura,
- guroreve, çimentove, TEC-eve,
- rrugëve kombëtare të rindërtuara disa herë si Milot–Thumanë,
- dhe ndërtimit të kullave luksoze në zemër të Tiranës.
Bashkim Ulaj më heret ka përdorur një konpani fantazmë DH Albania të Avdjol Dobi-t, këto kohë ai po përdor një kartel kompanish për të monopolizuar tenderat publikë, gjithmonë me bekimin e qeverisë.
Tenderi i Bypasit të Tiranës
- Loti 1 (Kashar–Vaqarr): Fituar nga 4 A-M e Ardit Metaliajt, një derivat i Ulajt, me ofertë 34 milionë euro. Kompani e sajuar, e kontrolluar nga “faraoni” i zhvatjes së buxhetit të shtetit.
- Loti 2: Fituar nga Elmazaj Construction e Shkëlqim dhe Mirel Elmazajt (babë e bir), në bashkëpunim me Inc spa të Lucio Maria Perilli dhe Roberto Russo, me ofertë 23.5 milionë euro.
Familja Elmazaj, e lidhur ngushtë me Ulajn, ka hyrë fuqishëm në tendera falë mbështetjes së Dritan Agollit – ish-punonjës i Ulajt, sot në krye të FSHZH. Kjo lidhje klienteliste po përdoret si “garanci” në rast se SPAK godet 4 A-M-në, për të ruajtur kontrollin mbi rrjedhën e parave publike.
Fakte shqetësuese:
- Elmazaj Construction është themeluar në 2013 me kapital vetëm 100 mijë lekë. Në 5 vitet e fundit ka arkëtuar 9 milionë euro, kryesisht nga tendera
të dhënë nga Agolli në kohën që drejtonte ARRSH.

- Diferenca mes fondit limit (73 milionë euro) dhe ofertave fituese nuk e fsheh faktin që kompanitë janë të skeduara për mashtrim në zbatimin e kontratave, situacione false dhe punime të rrezikshme, si në segmentin Thumanë–Kashar, i cili tashmë kërkon rikonstruksion total për shkak të shembjes së asfaltit dhe defekteve në urë.
Projekti Kashar -Vaqarr
Me një gjatësi 21.6 km, rruga do të lidhë Kasharin (afër City Park) me Mulletin (kryqëzimi Tiranë–Elbasan), me dy korsi në secilin drejtim, gjerësi 10.5 m dhe shpejtësi deri në 120 km/h. Por nëse historia e kompanive fituese përsëritet, ky bypass rrezikon të jetë një tjetër plagë financiare dhe infrastrukturore për vendin.
Publik.al ka siguruar dokumente që provojnë lidhjet direkte të Bashkim Ulajt me kompanitë fituese, si dhe faktet që tregojnë sesi tenderat e mëdhenj në Shqipëri vijojnë të mbeten në duart e një rrjeti të mbyllur klientelistësh dhe oligarkësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



