E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këmbësori humbet jetën rrugës për në spital
Publik News

Këmbësori humbet jetën rrugës për në spital

Nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra këmbësori që u përplas nga makina në orët ë pasdites në aksin Milot-Rrëshen.

Këmbësori mësohet se ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur këmbësorin identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Për pasojë këmbësori humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.