Vajza e Dr. Florit përlotet për të atin: Mungesa e tij ndihet çdo ditë
Kaltrina Kondi, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori, ka emocionuar publikun me një rrëfim të ndjerë gjatë një interviste në Goca dhe Gra, ku foli për mungesën e të atit dhe jetën pas humbjes së tij.
Mes emocionesh dhe lotësh, ajo tregoi se ndjen çdo ditë boshllëkun që ka lënë babai në jetën e saj. Kaltrina u shpreh se përpiqet të ndjekë rrugën që ai do të donte për të, duke u fokusuar te edukimi dhe ëndrrat e saj, ndërsa beson se ai do të ishte krenar për të sot.
“Ngjaj shumë me babin në tipare dhe pjesërisht në karakter. Ai gjithmonë donte që unë të kisha një të ardhme të sigurt dhe të isha e arsimuar. Po mundohem të ndjek atë që dua dhe besoj se ai është krenar për mua”, u shpreh ajo.
Ajo pranoi se ka momente të vështira, sidomos kur përballet me situata që i kujtojnë mungesën e tij, siç janë eventet e rëndësishme në jetën e saj. “Ka periudha që i kaloj shumë keq, sidomos kur shoh të tjerë me të dy prindërit pranë në momente të rëndësishme si diplomimi”, tha Kaltrina.
Në pjesën tjetër të intervistës, ajo ndau mendimin e saj edhe për eksperiencën e Big Brother VIP Albania, duke u ndalur te loja e Mirit. Sipas saj, ai është një ndër lojtarët më të fortë dhe më të përmbajtur në shtëpi.
Kaltrina vlerësoi faktin që ai ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka përdorur gjuhë fyese, duke e konsideruar si një kandidat të fortë për fitues. Ajo shtoi se raportet e tij me banorët shpesh janë keqinterpretuar, ndërsa theksoi se brenda shtëpisë gjithçka është pjesë e lojës.
“Për mua, Miri është lojtari më i fortë. Ka treguar durim dhe nuk ka ofenduar askënd. Ndoshta duhet të ishte më i rezervuar me disa banorë, por ai mbetet shumë korrekt”, u shpreh ajo.
Kaltrina tregoi gjithashtu se e ka mbështetur hyrjen e tij në spektakël dhe se familja e ndjek çdo ditë, ndërsa shtoi se, pavarësisht akuzave që ai ka hasur, krenaria për të mbetet e madhe.
“Nga tiparet ngjaj me babin. Nga tipi, ngjaj me të dy. Ajo që diskutonte babi ishte që unë të kisha një të ardhme të mirë. Të isha e shkolluar. Unë po ndjek atë që dua dhe besoj se ai është shumë krenar.
Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq. Kur shoh të tjerët që janë në diplomim me mamin dhe babin”, u shpreh ajo.
Më pas Kaltrina u pyet dhe për lojën e Mirit brenda Big Brother VIP, duke thënë se ai është banori i vetëm që nuk ka ofenduar dhe sipas saj, do të jetë fituesi i këtij edicioni.
“Banorët, shumë të mirë janë të gjithë. Aty është një lojë. Kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Por për mua, vetëm Miri. Raporti i Selin dhe Mirit është një raport i keqkuptuar. Nuk më është dukur diçka më shumë se lojë.
Mirin e shoh si lojtarin e vetëm që nuk ka ofenduar. Shumë i fortë, ka duruar shumë. Çfarë do ndryshoja unë te Miri? Mos të ishte i mirësjellshëm me banorët që nuk ia duan të mirën. Me Rogertin ka një lidhje shumë të mirë shoqërore, por në fund të ditës aty është vetëm një lojë.
Unë i kam thënë Mirit të futej. Jam gëzuar shumë. I kemi dërguar mesazhe në ‘Big Love’. Jam shumë krenare. Vajza e Mirit e sheh përditë, ashtu si ne. Normal nuk është ndjerë mirë nga akuzat që ka dëgjuar. Por edhe ajo është krenare për babanë e saj”, u shpreh Kaltrina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



