E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza që u përdhunua kishte dy lidhje, kur u zbulua…
Publik News

Vajza që u përdhunua kishte dy lidhje, kur u zbulua…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Këlcyrës, ku një vajzë dyshohet se është përdhunuar nga dy të rinj dhe është ngacmuar seksualisht nga shokët e tyre. Sipas informacioneve të Komisariatit të Policisë Përmet, një 19-vjeçare nga fshati Goricë i Këlcyrës ka denoncuar se ka rënë pre e përdhunimit, ndërsa njëri prej përdhunuesve ka qenë vetë i dashuri i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës të 4 marsit 2020, në qytetin e Këlcyrës, rreth orës 18:00. 19-vjeçarja me iniciale N. M., prej disa kohësh ishte në një lidhje dashurie me një të ri 18-vjeçar.

Marrëdhënia e tyre e dashurisë u kthye në tragjedi për vajzën. Ajo është shprehur gjatë denoncimit se është gjendur nën trysninë e presionit nga shokët e të dashurit të saj dhe nga vetë ky i fundit.

Sipas informacioneve të marra nga uniformat blu, mësohet se 19-vjeçarja kishte dy lidhje dashurie me dy persona të ndryshëm. Por, i dashuri 18-vjeçar, i akuzuar për përdhunim, ka mësuar për lidhjen tjetër të saj dhe ka mundur ta fotografojë vajzën me djalin tjetër në momentet e tyre intime.

Duke siguruar këto foto, 18-vjeçari nisi të thurte një plan tjetër. Bashkë me shokët e tij dyshohet se e kërcënonin vajzën me video e foto intime, duke kërkuar në këmbim favore seksuale, raporton Panorama.

Duket se pikërisht kjo situatë e ka nxitur të renë të takohet me të dashurin e saj, që mbrëmjen e së mërkurës shoqërohej nga një tjetër shok i tij. Debati mes tyre ka përfunduar me përdhunimin e së resë, e cila më pas ka bërë denoncimin në Polici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.