Brazili njihet si shteti i dytë në botë për konsumimin e kokainës, teksa shkenctarët kanë bërë një gjetje të rëndësishme.
Ata kanë njoftuar për zhvillimin e një trajtimi të ri për personat që janë të varur nga droga. Pra konkretisht është gjetur një vaksinë, e quajtur “Calixcoca”.
Deri më tani vaksina testuese ka dhënë rezultate premtuese në provat te kafshët dhe shkakton një përgjigje imune që bllokon efektet e kokainës të arrijnë deri në tru.
Nisur nga këto të dhëna studiuesit shpresojnë se do t’i ndihmojë përdoruesit të dalin njëherë e mirë nga cikli i varësisë nga lëndët narkotike.
Nëse kjo vaksinë miratohet nga organet përkatëse, atëherë do kishim të bënim për herë të parë me nje trajtim konkret për varësinë nga kokaina,u shpreh psikiatri Frederico Garcia, koordinator i ekipit që zhvilloi trajtimin në Universitetin Federal të Minas Gerais.
Studime të kësaj natyrë janë realizuar edhe në SHBA, shteti që mban ‘fronin’ për konsumimin e kokainës në botë, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Por ato ngecën kur provat klinike nuk treguan rezultate të mjaftueshme.