E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sylvinho rikthen Shqipërinë në pikën zero
Sport

Sylvinho rikthen Shqipërinë në pikën zero

Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria u kualifikua me spektakël në “Euro2024”, por që nga ai moment fantastik, kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë të “thyenin” ekipe si Letonia, rikthehen sërish dyshimet e forta mbi mënyrën se si po menaxhohet një grup me shumë cilësi.

Në momentin kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë gjeti një përfaqësuese të përçarë, në proces tranzicioni, afroi në përfaqësuese element si Jasir Asani, Mitaj, Daku etj, arriti t’i marrë më të mirën lojtarëve si Asllani, Bajrami etj, por sot historia është ndryshe. Pas “Euro2024”, të gjithë prisnin një ekip më të pjekur, më të fortë, por ndodhi krejtësisht e kundërta, Shqipëria nisi një rënie të lirë, ku fillimisht ra në Ligën C në Ligën e Kombeve, ndërsa po vijon me një fushatë kualifikuesesh në Botëror aspak pozitive, ku në 4 ndeshjet e para ka marrë vetëm 5 pikë. Shumë zhgënjyese 2 barazimet e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, që vendosin menjëherë në pikëpyetje të fortë këtë rrugëtim, për të mos thënë që tani duhet më shumë se një mrekulli.

Kjo paraqitje e dobët e Shqipëria pritet të reflektohet edhe në renditjen mujore të FIFA, ku Shqipëria humbet edhe dy pozicione të tjera, për tu renditur në vendin e 68-të. Edhe në renditjen e FIFA, Sylvinho rikthehet në pikën zero, aty ku e gjeti Shqipërinë, ndërsa maksimumi në drejtimin e tij ka qenë vendi i 59-të.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.