E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Kryeministri i shurdhuar nuk dëgjon këmbanat e SHBA-ve për korrupsionin
Lajme

Vasili: Kryeministri i shurdhuar nuk dëgjon këmbanat e SHBA-ve për korrupsionin

Ish kreu i LSI Petrit Vasili e ka quajtur intervistën e zv. ambasadorit amerikan si gisht mbi plagë.

Zevendesambasadori i SHBA-se, vuri ne pah korrupsionin qe po largon bizneset dhe investimet e huaja.

AVasili akuzon direkt kryeministrin per kete situate dhe i kujton se kete radhe i ka vene noten zero edhe vete SHBA-ja

Postimi i Vasilit

Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.

Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.

Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.