Vdekja e 25-vjeçares, shpallet në kërkim partneri i saj (Emri)
Detaje të rënda: U martuan në verë por ai e dhunonte, e reja ishte shtatzënë!
Një ngjarje tragjike ka tronditur vendin, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dyshimeve për helmim me lëndë fostoksinë. Ajo u transportua urgjentisht në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë në gjendje kritike, por përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.

Rrethanat e saktë të ngjarjes mbeten të paqarta, por burime të afërta me viktimën kanë bërë me dije se Xhuana po kalonte një periudhë të vështirë në jetën personale. Ajo ishte martuar gjatë verës, por marrëdhënia me partnerin e saj, Eraldo Fizi, kishte kaluar në konflikte të vazhdueshme dhe dhunë.

Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin, i dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Sipas raportimeve, partneri dyshohet se e ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht, gjë që mund të ketë çuar në helmimin fatal të të resë.
Burime shtojnë se Xhuana ishte larguar nga Lezha drejt Tiranës pas ndarjes nga partneri, i cili vazhdoi ta ndjekë. Së fundmi është bërë me dije gjithashtu se 25-vjeçarja dyshohet të ketë qenë shtatzënë, një detaj që ka rënduar edhe më shumë tragjedinë për familjen.

Policia po punon intensivisht për kapjen e personit të dyshuar dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çdo individ prezumohet i pafajshëm deri në vendim të formës së prerë nga gjykata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



