E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e Florencit, reagon keq Noizy: Më tradhtuat…
Lajme

Vdekja e Florencit, reagon keq Noizy: Më tradhtuat…

Një ndër artistët shqiptar i cili u solidarizua më tepër me masakrën e djalit nga Shkodra ishte reperi Noizy.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një tjetër postim për Florencin duke u ndjerë i prekur për vdekjen e tij.

“Vllai Jonë Florenci Tashmë ndrroj jetë, ndihem i tradhtuar nga shume njerëz me pushtet në Shqipëri, shpirti ne paqe Lil bro,”-përfundon reperi.

Prej disa ditësh 23-vjeçari mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave, ndërsa prej ditës së djeshme pranë i ndodhej edhe i ati.

Beqiraj prej dy vitesh ishte në Francë ndërsa kohët e fundit ishte burgosur nga policia pasi ai ishte pa dokumente.

Policia franceze bën me dije se ai ka tentuar vetëvrasjen në burg pasi ka shenja teli në fyt.
Ndërsa familjarët mendojnë se ai është dhunuar nga policia ose nga të burgosurit e tjerë në qeli.
Mjekët i kanë hequr aparaturat pa lejen e prindërve.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.