E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj qan hallet e Ogerta Manastirliut dhe Flor Binajt
Lajme

Veliaj qan hallet e Ogerta Manastirliut dhe Flor Binajt

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, theksoi se ndaj tij po aplikohet një standard i ndryshëm nga ai që përdoret në raste të tjera, duke sjellë si shembull kryetarin e bashkisë së Tropojës.

“Kryetari i bashkisë së Tropojës ka qenë 11 muaj në arrest shtëpie, një masë e përkohshme. Tani lind pyetja: a janë të gjithë qytetarët të barabartë?”  tha Veliaj.

Ai shtoi se beteja që po zhvillon nuk është vetëm personale, por ka të bëjë me precedentët që mund të vendosen për të gjithë kryetarët e ardhshëm të bashkive:

“Po sikur nesër t’ua bëjnë Ogertës, Florit apo Arlindit një masë sigurie? Kaosi që kemi tani nuk është asgjë krahasuar me çfarë mund të ndodhë nëse ky bëhet standard për kryetarët e bashkive. Kjo është një betejë edhe për ata që do të vijnë pas meje, kurdo qoftë ajo ditë.”

Veliaj kritikoi gjithashtu disbalancën në trajtimin e kryetarëve të bashkive:

“Pse toleranca në Tropojë ishte 11 muaj, ndërsa në Tiranë është dy javë, tre muaj apo shtatë muaj? Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Së pari, kam një betim dhe kontratë me qytetarët që duhet ta mbroj, dhe kjo përfshin edhe ata që po kandidojnë në të ardhmen.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.