E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Velipojë/ Identifikohet 27-vjeçari i plagosur me armë zjarri , policia shpall në kërkim autorin
Lajme

Velipojë/ Identifikohet 27-vjeçari i plagosur me armë zjarri , policia shpall në kërkim autorin

Emiljano Paloka 27 vjeç është personi, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Velipojë mbrëmjen e sotme (2 prill).

Policia thotë se ngjarja ndodhur në Velipojë, në  rrethana ende të paqarta. Ndërkohë personi i plagosur është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar ne vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e me pas kapjen e autoreve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.