Vëllai i deputetit socialist kapet me municion luftarak në shtëpi
Denis Hasalla, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, është arrestuar nga policia pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjet një sasi municioni luftarak.
Operacioni është zhvilluar nga Strukturat për Hetimin e Krimeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Vendimi autorizonte kontrollin e disa banesave si pjesë e një procedimi penal të nisur që në vitin 2024.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Rasti ngre pikëpyetje serioze për lidhjet e individëve me rekorde problematike me figura të larta të politikës shqiptare. Pritet që drejtësia të japë sqarime të plota për këtë ngjarje me rrezikshmëri të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



