E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimet e qeverisë, Manastirliu: 1.3 miliardë lekë për buxhetin e sistemit shëndetësor
Lajme

Vendimet e qeverisë, Manastirliu: 1.3 miliardë lekë për buxhetin e sistemit shëndetësor

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar rialokimi i fondeve për shërbimet spitalore.
Në përfundim të mbledhjes, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë alokuar 1.3 miliardë lekë për buxhetin e sistemit shëndetësor. 

“Ndër vendimet e qeverisë që u morën sot kemi një vendim që ka të bëjë me rialokimin e fondeve përsa i përket shërbimit spitalor nga skema e detyrueshme e kujdesit shëndetësor, ku në kuadër të punëve të bëra në shëndetësi, në kuadër të politikave për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët buxheti ka alokuar për këtë rritje 1. 3 mld lekë që tashmë trupëzohen në buxhetin e sistemit shëndetësor duke i përfshirë në buxhetin spitalor. Ne kemi vendosur të bëjmë rialokime  duke krijuar rezervën e nevojshme për ti atribuuar të gjithë spitaleve, buxhetin e nevojshëm qoftë sa i takon mbulimit të pagave apo edhe shpenzimet operative”, tha ministrja.

Duke folur për shërbimet e reja që do të financohen, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh:

“Garantojmë me këtë buxhet edhe zgjerimin e shërbimeve, siç është zgjerimi i shërbimit sa i përket ndërhyrjeve invasive në zemër në Spitalin Memorial, në Spitalin e Shkodrës dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga ana tjetër, do të mbështesim shërbimin shëndetësor spitalor edhe për shërbime të reja, sikurse janë ndërhyrjet invasive në tru por edhe shërbime të tjera në vijim, sikurse është transplanti i palcës së kuqe apo fekondimi invitro, shërbime të cilat do t’i shtohen sistemit tonë shëndetësor, qoftë në këtë vit, qoftë në vitin në vazhdim, për të cilat puna ka filluar, ndaj jemi të dedikuar të garantojmë një shërbim shëndetësor sa më efektiv, sa më cilësor, sa më gjithëpërfshirës”, tha Manastirliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.