Vendimi i Holandës për vendosjen e vizave me Shqipërinë, Vasili: Lajm i hidhur, fajtor Rama
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë.
Në një postim në facebook, Vasili e konsideron këtë një lajm të hidhur, ndërsa shton se ky vendim i Holandës, sipas tij erdhi për shkak të kriminalizimit të Qeverisë dhe kryeminsitrit.
“Lajm shume i hidhur, Holanda, Parlamenti i saj votoi sot, qe shqiptareve tu vendosen vizat. Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat. Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij. Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret. Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej. Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines. Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza”, shkruan Vasili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



