Vetëvritet ministri i Financave i landit gjerman
Ministri i Financave i landit gjerman të Hesses, Thomas Schäfer dyshohet se ka kryer vetëvrasje për shkak të situatës së rëndë ekonomike nga koronavirusi.
Trupi i pajetë i 54-vjeçarit u gjet në shinat e linjës hekurudhore afër Frankfurtit, dhe policia dyshon se ai ka kryer vetëvrasje.
Në fillim të kësaj jave, Schäfer kishte njoftuar ndihmën financiare të shtetit për ata që preken nga pandemia e koronavirusit.
Mediat gjermane shkruajnë se efektiviteti i planit të Schafer u vu në dyshim nga kryeministri i landit Hesse, Volker Bouffier
Politikanët e tjerë gjermanë, përfshirë udhëheqësen e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer, kanë shprehur tronditjen e tyre për vdekjen e Schäfer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




