VIDEO/ 2 ditë pas protestës, rinis ndërtimi i traut në Rrugën e Kombit. Ja pamjet
Ende pa kaluar 48 orë nga protesta në Rrugën e Kombit, për të cilën deri më tani janë arrestuar 23 kuksianë e hasjanë, ka rinisur puna për rivënien në punë të traut ku do të paguhet taksa prej 5 eurosh.
Siç edhe duket në video, konçensionari nuk ka vonuar dhe ka rinisur punimet për ndërtimin e një terminali të ri, por edhe për ringritjen e atij që u shkatërruar gjatë protestës së shtunë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



